Rama dhe Fullani për ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga detyrat e para që duhet te nisë të ekzekutojë ministria e financave është pagesa e borxheve ndaj kompanive private përfshirë këtu dhe TVSH-në e prapambetur. Në një konferencë me përfaqësues të lartë të FMN-së, universitetit të Oksfordit dhe Bankës Qendrore, kryeministri Edi Rama tha se ekonomia do të ketë frymëmarrje vetëm kur ky proces të mbyllet, pavarësisht faturës që do të ketë. Edhe pse të ulur pranë njëri --tjetrit kryesocialisti nuk harroi t'i kujtojë guvernatorit Fullani heshtjen e institucioneve sa i përket transparencës së shifrave dhe kritikave ndaj qeverisë së ikur. Nga ana e tij, edhe pse me tone të moderuara Ardian Fullani tërhoqi vëmendjen e qeverisë së ardhur që të bëjë kujdes me lëvizjet në sistemin tatimor. Rama lajmëroi në këtë konferencë edhe një risistemim të kontrollit ndaj biznesit të madh, duke ia hequr këto kompetenca organeve tatimore dhe duke ia lënë një firme audituese. I pranishëm në këtë konferencë kreu i misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi deklaroi se veç borxhit qe duhet shlyer sa me shpejt, qeveria e duhet siguroje me shume te ardhura nga vjelja e tatimeve dhe taksave.

Share This Video


Download

  
Report form