http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka vene ne dukje se anëtarësimi ne BE kërkon nje sistem drejtësie qe funksionon. Nga Fondacioni ?Friedrich Ebert? lideri i mazhorances i ka meshuar rëndësisë qe ka reforma ne drejtësi për Shqipërinë. ?Nën rrugëtimin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve të integrimit, Shqipëria ka ndërmarrë reformat më të mëdha europianizuese, duke veçuar reformën në drejtësi. Ne e dimë, njerëzit tanë e dinë se, nuk mund të jemi anëtarë krenarë të BE-së, nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon.? Sipas kryeministrit, e vetmja fushe ku përpjekjet për te luftuar korrupsionin nuk kane pasur sukses është gjyqësori, duke shfrytëzuar mundësinë per t?i dale ne mbrojtje policisë se shtetit, e cila mbetet me e sulmuara nga opozita. ?Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pandëshkueshmëria. Pra, përsa i përket kësaj pjese, ne jemi ende të dobët. Por, më lejoni t?ju tregoj anën tjetër të medaljes. Sipas Barometrit Europian, në vitin 2013 Policia sëbashku me gjyqësorin ishin institucionet më të diskredituara, të korruptuara dhe të pabesueshme në sytë e publikut në Shqipëri. Ndërsa, sipas Barometrit Europian të vitit të kaluar, Policia ishte institucioni më i besueshëm në sytë e publikut në Shqipëri?. Gjate fjalës se tij, lideri i mazhorances ka prekur edhe çështjen e Kosovës. ?Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!? Rama ka theksuar se Bashkimi Europian mbetet nje faktor i rëndësishëm per te ruajtur paqen ne rajonin tone e për te parandaluar konfliktet.