Rama, bilanc dhe premtime për 2014-n - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama beson se me rikthimin e të majtës në pushtet, pesimizmi me të cilin nisi 2013-ta, do të pasohet nga optimizmi në vitin e ri 2014.  Një ndër hapat e duhur hedhur në këtë drejtim, sipas Ramës, është Buxheti i 2014 i miratuar 2 ditë më parë në Parlament. Në një analizë të gjatë në fund të vitit, realizuar përmes një komunikimi me mediat, Kryeministri Shqiptar u ndal në prioritet e qeverisjes dhe reformat e pritshme. "Plani kombëtar i kontrollit të territorit që ka nisur tashmë, gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet edhe më i madh. Shlyerja e borxheve të pakëndshme, bashkë me kantieret e reja do ta bëjnë vitin e ardhshëm vitin e rilindjes". Kryeministri premtoi se 2014 do të jetë viti i rilindjes së ekonomisë nga të gjitha anët në një marrëdhënie të re mes shtetit dhe kompanive. I pyetur nëse ishte dosja Imami hallka e parë e një zinxhiri denoncimesh, Rama tha se më e rëndësishme se emrat e akuzuar, mbetet transparenca e plotë. Rama konfirmoi se është gati një paketë reformash që parashikojnë ndryshime kushtetuese. I pyetur nëse është shkarkimi i Presidentit pjesë e reformës, kryeministri edhe në këtë rast tha se nuk është çështje emrash, por rezultatet në detyrë. "Ngarkimet dhe shkarkimet vijnë pas reformës dhe nuk quhen reformë por zbatim të reformës edhe pse nga ana tjetër është e vërtetë që të gjitha qeveritë e kanë pasur prioritet jo vetëm drejtësinë, por integrimin, formalizimin ekonomisë, lirinë e medias, por problemi është çfarë kanë bërë".  Meqë jemi në prag festash, nuk ka munguar urimi edhe për opozitën. "Kam një urim për kundërshtarin, për opozitën edhe pse duket sikur opozita është njëjës e jo shumën. "Le të jetë viti 2014 viti kur opozita do të ngjallet sepse pas zgjedhjeve praktikisht opozita është si ilustrim i asaj shprehjes së famshme: të vdekurit qëndrojnë me të vdekurit. Ky është një urim shumë i sinqertë pasi nuk është në të mirën e vendit se nuk është mirë që edhe qeveria e opozita të ketë një program dhe që opozita të mos ketë program. Ne sigurisht nuk jemi këtu për të rindërtuar opozitën por e urojmë që të rindërtohet pasi na bën edhe ne më të fortë."

Share This Video


Download

  
Report form