http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për skandalin e ndodhur ne Sarande ku një aktivist pranë zyrës se Partisë Socialiste kërkoi favore seksuale ndaj një gruaje dhe vajzës se saj për një vend pune. Kreu i mazhorances shkruan ne Twitter se institucionet përkatëse kane reaguar ne kohe duke marre masa te menjëhershme dhe se Partia Demokratike po e përdor për interes te saj këtë ngjarje. Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjithe brenda dites. Per ne e keqja s?ka parti dhe s?ka vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur ne mensen e SHQUPI-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike te vjetër e te ulet. Ndaj këtij skandali seksual ka reaguar edhe kreu i demokrateve Basha, i cila ka akuzuar Kryeministrin Rama si përgjegjësin e kësaj ngjarjeje. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin qe ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste. Në zyrën e pushtetit që funksionin nën frymën e oligarkisë.