http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama inspektoi disa nga kantieret e Rilindjes Urbane në Vlorë dhe Sarandë, por edhe të rivitalizimin e nënstacioneve në Radhimë, Dhërmi dhe Himarë. Ai inspektoi dhe një nga kantieret e rëndësishme të Rilindjes Urbane në Vlorë, rikonstruksionin e rrugës ?Veledin Kollozi? dhe rivitalizimin e hapësirës përreth. Si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, ajo përbën një arterie kryesore me rëndësi turistike dhe ekonomike. Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë. Do të bëhet edhe zëvendësimi i pemëve në anë të trotuareve me pemë të reja.