Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës nga Berati i cili u shpreh se nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar vetëm familjet të cilat përfitonin padrejtësisht asistencë nga shteti, ndërsa nga ana tjetër dispononin vila, automjete e deri edhe rroga në shtet. Nga selia blu në një dalje për mediat, Basha i kërkoi Ramës që të vizitojë një prej famljeve të hequra nga lista. Kreu demokrat insistioi se nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar familje në nevojë ekstreme me kryefamiljarë të papunë dhe të paralizuar. "Të shkojë dhe të shohë në sy një familje të cilës i është hequr ndihma ekonomike.Unë i kam parë, familje të cilat jetojnë prej tre vitesh pa drita, kryefamiljarë invalidë me tre katër fëmijë për të rritur. Kjo është gjendja e familjeve në nevojë ekstreme të cilat janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike. mund të ketë abuzues, por ata janë në këto lista sepse i ka futur Edi Rama. Ne duam që ata të largohen, por janë hequr 20 mijë familje pa asnjë shpjegim.