Rama: Ndihmë për të dëmtuarit, masa për ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ne konferencën e pare per shtyp ne lidhje me situatën e përmbytjeve ka deklaruar se tashme është arritur nje marrëveshje me bankat per te ndihmuar te gjithë fermerët qe u dëmtuan nga reshjet e ditëve te fundit. Lideri i maxhorances Rama, i cili gjate paradites zhvilloi nje takim me drejtuesit e bankave te nivelit te dyte njoftoi se do te merret çdo mase qe ekonomia e zonave te përmbytura te rimëkëmbetEdi Rama thekson:Atyre duhet t?u jepet një periudhe kohore e arsyeshme pa asnjë detyrim ndaj bankave. Edhe përgjigja e bankave na tingëlloi shume e qarte, po këtyre kreditoreve do tu krijohet kjo lehtësi. Po sot Guvernatori i Bankës se Shqipërisë me bankat e nivelit te dyte se bashku me përfaqësuesit e qeverise do te diskutojnë dhe do te dakortesohen per detajet teknike te nje marrëveshje te shkruarKryeministri ka sqaruar se masa lehtësuese do te ketë edhe për ata banore te zonave te përmbytura qe kane energjinë elektrike te papaguar; duke theksuar se qeveria do te marre përsipër çdo fature e do te shlyeje çdo dem qe i?u është shkaktuar qytetareve nga kjo fatkeqësi natyrore. E duke garantuar këtë kryeministri ka sqaruar edhe pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme nje kërkesë kjo e përsëritur e Partisë DemokratikeShpallja e gjendjes se jashtëzakonshme do te kërkonte shtrirjen e saj ne te gjithë qarkun apo qarqet ku ka zona te prekura duke sjelle kufizime te cilat ne nuk kemi pse ti vendosim sot. Nga ana tjetër unë e përsëris qe ne nuk do ti shmangemi asnjë detyrimi qe do te burojë nga inventari real i demit.Sipas kryeministrit situata ku ndodhet sot jugu i Shqipërisë është edhe pasoje e kaosit ne te cilin ka rrugëtuar vendi ne 20 vjet Asnjë shtet , asnjë krahine, asnjë fshat evropian, nuk i ka lejuar vetes as ne mesjete kete qe ka ndodhur ne Shqipërinë e gjithë këtyre viteve te kaosit dhe te filozofisë ; ndërto ku te mundesh se ndërtimi është bereqet. Padyshim qe ne këtë beteje jemi ne pozicion krejtësisht te disfavorshem se nuk luftojmë vetëm me motin luftojmë edhe me te shkuarënGjate komunikimit me median shefi i ekzekutivit ka sqaruar se situata ne veri është nen kontroll dhe nuk do te jete e nevojshme hapja e portave te hidrocentraleve; skenar i cili mund te conte ne përmbytjen e zonave ne veri te vendit.

Share This Video


Download

  
Report form