Banka Botërore: Përmirësoni sistemin energjetik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka Botërore miratoi kredinë prej 150 milion dollarësh per sistemin energjetik shqiptar, i cili është i përfshire ne nje spirale te thelle borxhesh. Nga kjo shume 30 milion do te përdorën per blerje te energjisë elektrike gjate këtij sezoni dimëror, ndërsa pjesa tjetre do te shkoje per investime ne tre kompanitë, prodhim shpërndarje dhe transmetim. Numri 2 i Ministrisë se Energjisë Ilir Bejtja shpjegon se ku do te përqendrohen investimet. Miratimi i këstit te pare te kredisë se bute nga Banka Botërore erdhi pas negociatash te gjata te qeverise. Per Bankën Botërore Shqipëria vijon te ketë nivelin me te larte te humbjeve ne rajon, 42 %, qe vjen kryesisht si pasoje e mos pagesës se energjisë nga konsumatorët. Per rrjedhoje deficiti i pa financuar ne kete sektor arrin ne 550 milion dollarë. Per shkak te deficitit te lartë kjo mbështetje e Bankës Botërore duket e pamjaftueshme per te rimëkëmbur sistemin. Ndaj qeveria ka paralajmëruar se do te rishikoje edhe tarifat e energjisë elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form