http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kriza politike që ka përfshirë vendin ka bërë që investitorët e huaj të trëmben por nga ana tjetër edhe vetë biznesi të dëmtohet.E pranishme në prezantimin e raportit ekonomik rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku theksoi se edhe pse ka një rritje ekonomike vitet e fundit duhet të vijojë përshpejtimi I reformave.?Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë. Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit?, u shpreh Shijaku.Shijaku theksoi gjithashtu se rrisqet fiskale vijojnë të jenë prezente në ekonominë e vendit.