http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet e Bankës Botërore japin qëndrimin e tyre ne lidhje me uljen e pragut te TVSH-se te biznesi i vogël, nga 5 ne 2 milion leke. Banka Botërore e konsideron barre te larte per administratën mbledhjen e kësaj takse, çka sipas tyre, do te sjelle ulje te vëmendjes ndaj biznesit te madh. Ndërkohe qe efektet ne buxhet nga kjo takse do te jene te ulëta.Te pyetur mbi me efektet qe do te sjellje vendosja e TVSH tek bizneset e vogla, ekspertet e bankës thane se nuk kane ende një vlerësim per ketë ndikim. Ata ndërkohë i rekomanduan qeverise te forcoje menaxhimin e PPP-ve për te ulur rreziqet fiskale.Përfaqësuesja e Bankës Botërore ne Shqipëri foli edhe per taksen e rrugës se Kombit. Sipas Miriam Salim, tarifa është ne përputhje me mesataret e rajonit, por per banoret e zonave përreth, duhet te mendohen pagesa me te ulëta.IFC ka qene një nga kryekeshilluesit e taksës se rrugës se Kombit. Tarifat e vendosura janë ne përputhje me mesataret e rajonit dhe pjese e skemës se tyre është dhe pagesa me e ulet per popullsinë e zonës. Ne çdo vend, pagesat jane te nevojshme per mirëmbajtjen e rrugëve, por per banoret përreth, duhet te ketë tarifa te reduktuara.Gjate prezantimit te raportit ekonomik per Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore thekson se ne Shqipëri ritmet e rritjes ekonomike per 2018 do te ngadalësohen ne 3.6% per shkak te përfundimit te dy projekteve te mëdha te financuara nga investime te huaja, TAP dhe Hidrocentrali i Devollit.