“Ka raste shokuese të verifikuara në sistemin gjyqësor” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Disa gjyqtare dhe prokurore meritojnë të shkojnë në burg?. Këtë deklarate ka bërë Ambasadori Amerikan, Donald Lu, gjatë një tryeze për reformën ne drejtësi, organizuar në qytetin e Durrësit.?Më parë kam thënë se disa gjykatës e prokurorë në Shqipëri meritojnë të pushohen nga puna dhe disa meritojnë të shkojnë në burg. Por thashë edhe se ka shumë gjykatës e prokurorë që punojnë ndershmërisht dhe meritojnë të punojnë në një sistem pa korrupsion. Shpresa ime është që procesi i Reformës në Drejtësi të krijojë një sistem që kthen besimin e popullit në sistemin e drejtësisë. Një demokraci funksionale ka institucionet dhe procesin për identifikimin e korrupsionit, ndëshkimin dhe sigurimin e drejtësisë.?Diplomati amerikan tha se vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por nuk ka ende asnjë prokuror te vene përpara drejtësisë per te njëjtën akuze. Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur se rastet e korrupsionit ne gjyqësor, te verifikuara janë shokuese. Më tej, ambasadori Lu u ka nënvizuar rendësinë e pjesëmarrjes se gjerë te publikut ne konsultimet e reformës ne drejtësi per te shëruar plagën e korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form