DURRËS- Ambasadori amerikan Donal Lu ka kërkuar nga Durrësi ndëshkimin e gjyqtarve të paaftë dhe të korruputuar. Për diplomatin amerikan shumë prej tyre duhet të pushohen dhe një pjesë të përfundojë në burg. Sipas tij ky process do kthente besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë
Qëndrimi i ashpër i Ambasadorit Amerikan është shpehur gjatë një takimi për reformën në drejtësi të zhvilluar në Durrës ku të pranishëm ishn gjyqatare, prokurorë dhe avokatë.
Ambasadori Amerikan solli disa shëmbuj të korrupsionit në sistemin e drejtësisë brënda dhe jashtë vendit, duke thekuar se viktimat e sistemit të korruptuar të drejtësisë janë të shumta.
Në takim ku mori pjesë Lu u prezantuan aspektet kryesore të dokumentit të reformës në drejtësi, për komponentin ku analizohet "Drejtësia Penale dhe Masat antikorrupsion"