http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi. Rovena Daja nga Ministria e Shëndetësisë tha se të gjithë pacientët që humbën jetën kishin edhe sëmundje të tjera.?Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi? 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.?Mes 500 të testuarve, janë zbuluar 117 raste të reja. Pjesa më e madhe e të infektuarve ditorë i takojnë Tiranës.?Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.