http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 66 raste të reja me koronavirus, një rritje e ndjeshme në raport me një ditë më parë.Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami raportoi këtë të enjte se janë shëruar shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Po ashtu, janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 326Durrës 132Shkodër 111Vlorë 42Fier 24Elbasan 9Korçë 7Lezhë 5Kukës 5Gjirokastër 1Berat 1