Trefishohen siguracionet e makinave - Vizion Plus- News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Çmimet e sigurimit te automjeteve kane pësuar një rritje te ndjeshme, duke u shtrenjtuar me gati trefish. Nëse ne fund te dhjetorit një siguracion minimal arrinte ne 5-6 mije leke, tashme ne te gjitha kompanitë e sigurimit kjo tarifë ka shkuar 14 mije leke. Ne varësi edhe te fuqisë motorike, çmimi shtrenjtohet me tej. Kompanitë e sigurimit e argumentojnë këtë veprim me faktin se tregu është i liberalizuar dhe një kosto e tille mund te paguaje demet. Aktualisht sot një drejtues makine shpenzon për larjen e makinës një shume cila arrin minimalisht ne 14 mije leke ne vit, çka do te thotë një kosto e barabarte me siguracionin. Kompanitë thonë se kjo tarife duhet te jete edhe me e larte. Por pavarësisht kostos qe ka siguracioni i automjetit, ne tregun shqiptar pagesat e dëmeve janë një procedure qe vonojnë se tepërmi klientët. Një vit me pare qeveria liberalizoi këtë treg. Ky fakt solli me shume konkurrence çka beri qe siguracionet te arrinin vlera minimale. Por nga ky fillim viti te gjitha kompanitë kane përcaktuar një çmim dysheme. Ky fakt pritet te shoqërohet edhe me një hetim qe mund te kryeje Autoriteti i Konkurrencës, i cili po ndjek zhvillimet ne këtë treg.

Car insurance prices have increased significantly, being more expensive by almost threefold. If at the end of December reached a minimum cover in 5-6 thousand lek, present in all insurance companies this fee has gone 14 thousand lek. Depending on the motor power, the price shtrenjtohet further. Insurance companies argue that action by the fact that the market is liberalized and such a cost can pay damages. Actually today a leading machine washing machine spends an amount which totals at least 14 thousand leks per year, which means a cost equal to the insurance. The companies say the fee should be even higher. But despite having insurance cost of the vehicle, the Albanian market damage payments are a procedure that greatly hinder the customers. A year ago the government liberalized the market. This fact led to more competition which led to insurance to reach minimum value. But from the beginning since all companies have set a floor price. This fact is expected to be accompanied by an investigation that can carry the Competition Authority, which is following developments in this market.

Share This Video


Download

  
Report form