http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është nja makine e braktisur prej disa kohesh ne rrugën ?Njazi Demi? ne njësinë numër 5 ne kryeqytet. Përveç se ka zënë hapësirën publike, është kthyer ne nje vend grumbulli plehrash nga qytetaret.
Duke filluar nga kjo e marte, çdo qytetar qe do te gjeje tek mjeti i tij kete njoftim te policisë rrugore, ka afat 15 dite, për te zhvendosur makinën.
Bashkia e Tiranës ne bashkëpunim me policinë rrugore, nisen aksionin per lirimin e hapësirave publike nga mjetet qe zënë vende parkimesh publike. Shefi i sektorit te kontrollit te territorit ne Bashkinë e Tiranës, Toni Beni, thotë se ne Tiranë numërohen rreth 90 mjete, te cilat janë te vendosura per nje kohe te gjate ne te njëjtin vend.
Nëse automjetet do te sekuestrohen nga policia, dhe ne periudhën prej 90 ditësh, pronari nuk do te interesohet, atëherë do t?i kaloje për llogari shtetit.