Çregjistrimi i makinave të vjetra - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse për pak ditë afati i ligjit për faljen fiskale përfundon, interesi i qytetarëve për të çregjistruar automjetet e vjetra duket i vakët.



Nga 120 mijë makina që janë subjekt i ligjit të faljes së detyrimeve, vetëm 10 % e drejtuesve të tyre kanë shkuar në zyrat përkatëse për të kryer procedurat.



Ndërsa sa i përket kategorisë së faljes së kamatëvonesave dhe pagesës së detyrimit për 4 vitet e fundit, interesi ka qenë edhe më i ulët.



Në përfundim të muajit dhjetor mbyllet afati ligjor i faljes dhe në janar drejtoria e shërbimit dhe transportit rrugor do të fshijë nga regjistrat të gjitha ato mjete që nuk kanë kryer asnjë veprim deri në 2010.



Ndërsa kategoria e mjeteve që kanë detyrime për të paguar, do t?i kalojë policisë së qarkullimit rrugor për të proceduar me ndalimin e tyre në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form