Tolerimi ndaj automjeteve të vjetra rrezikon mjedisin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rikthehet debati lidhur me importin e makinave të përdorura.Ndërsa u vendos të kufizohej importi i automjeteve duke lejuar makina të prodhuara vetëm 10 vitet e fundit, qeveria në mënyrë të paprecedentë e ka lënë të hapur mundësinë për rishikim të këtij vendimi.Sipas të dhënave ky ndryshim kursi i qeverisë vjen pas ankesave nga ana e tregtarëve por edhe qytetarëve, ndërsa dëshmon mungesë vizioni nga ana e institucioneve vendimmarrëse. Por shoqatat ambientaliste, e konsiderojnë këtë nisëm të qeverisë si të nxituar dhe të pabazuar në studim.?Fakti që një herë e morën vendimin dhe thanë se s?do lejohen mjete me moshë mbi 10 vjeçare dhe sot janë në fazën e rishikimit të këtij limiti, më e pakta tregon se vendimi ka qenë i nxitur dhe i pabazuar në studim. Mbi të gjitha ky vendim duhet patjetër të shoqërohet me masa të forta për cilësinë e karburantit, nëse vërtet qeveria ka në plan të mbrojë mjedisin?-thotë Olsi Nika, drejtor i shoqatës Eco Albania.Diskutimet aktuale mes dy ministrive asaj të mjedisit dhe të infrastrukturës janë në fazën që të lejohen të hyjnë makina deri në 15 vite prodhim, por ky fakt pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës së qeverisë.Ndërkohë deputeti i mazhorancës Besnik Bare është i mendimit se institucionet duhet të fokusohen tek kontrolli teknik i makinave dhe jo tek kufizimi i tyre.?Unë do të thoja që problemi kryesor nuk është tek vitet e prodhimit të makinës. Ajo që unë do të kërkoja është një kontroll më i rrepte nga ana teknike e automjetit. Ka shumë makina të vjetra që kanë katalizatorë që pengojnë ndotjen e mjedisit dhe ky fakt nuk ka pse të penalizojë qytetarin. Por paralelisht ka një probabilitet të madh që një makinë e vjetër të lëshojë më shumë gazra të dëmshme, por ky fakt duhet të certifikohet ose nga kompania e kolaudimit?.-thotë Besnik Bare, deputet i PS.Pak ditë më parë, ministria e infrastrukturës priti një grup tregtarësh automjetesh të cilët shfaqën problematikat e tyre, lidhur me vendimin e qeverisë, i cili hyri në fuqi në dhjetor të 2018. Sipas ministrisë deri tani është vendosur që afati i targimit të mjeteve që kanë hyrë në vend, të shtyhet nga 1 mars në 31 dhjetor të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form