http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga kambistet më të njohur në qytetin e Korçës është grabitur mëngjesin e kësaj të marte, sapo ka dalë nga shtëpia e tij për të shkuar në punë. Gaqo Miçani 60 vjeç ishte duke dale si zakonisht nga banesa e vet ne lagjen 1 të qytetit juglindor kur është sulmuar në derën e shtëpisë nga dy persona të armatosur. Këta të fundit e kanë goditur me qytën e armës duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe më pas i kanë marre çantën në të cilën ai mbante paratë. Nga dëshmitë e para, mësohet se kambisti mbante me vete rreth 80 milion lekë të vjetra, një pjesë e të cilave i përkisnin disa biznesmenëve të qytetit. 60-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se gjendja e tij është e rënduar. Dy ditë më parë, po në qytetin e Korçës persona të armatosur dhe të maskuar arritën ti vidhnin një tjetër kambisti shumën prej 28 mijë euro.