Kontroll varrezave të makinave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-29

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontroll te gjitha varrezave te makinave qe tregtojnë ne mënyre te paligjshme pjesët e këmbimit te mjeteve. Aksioni po kryhet nga Ministria e Mjedisit dhe është shtrire ne te gjithë vendin. Kryeinspektori Ergys Agasi ka monitoruar rrugën nacionale Tirane -Durrës per te evidentuar, nëse vijojnë aktivitetin tregtaret e varrezave te makinave. Aksioni i Ministrisë se Mjedisit ka nisur 1 muaj me pare dhe i referohet vendimit te qeverise për masat kundër informalitetit te transportit rrugor. Gjate nje muaji janë lëshuar 212 procesverbale për subjektet e ndryshme, ku u është kërkuar lirimi i hapësirave te zëna ne ane te rrugëve nacionale. Deri tani janë larguar vullnetarisht 144 subjekte, ndërsa afati per zhvendosjen e tyre te paktën 1 km larg rrugëve nacionale është deri ne 31 janar te 2016.

Share This Video


Download

  
Report form