Kontroll pastrimit të parave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit do të ketë akses në sistemin elektronik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me qëllim goditjen e aseteve të krimit të organizuar e në veçanti pastrimit të parave. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kryerregjistruesi Ilirjan Muho shkëmbimi i të dhënave mes dy institucioneve do të jetë më i lehtë, ndërkohë që bën të mundur dhe bashkërendimin e veprimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e cilësoi marrëveshjen të një rëndësie të veçantë, pasi aksesi i policisë së shtetit në të dhënat e dixhitalizuara të hipotekave, do të sjellë një shërbim në kohë reale. Marrëveshja e hartuar mes ekspertëve të dy institucioneve ka si objekt bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave në lidhje me të drejtën e pronësisë, pasurinë e identifikuar si objekt i këtyre të drejtave dhe mbajtësin e kësaj të drejte për identifikimin dhe hetimin e pastrimit të parave. Me dyshimet e pastrimit të parave Prokuroria e Krimeve të Rënda, sekuestroi 850 mijë euro të derdhura në llogaritë e dy personave. Shtetasi Belg Eric Nyssens i kishte dërguar të dashurës së tij në Shqipëri një shumë prej 1 milionë eurosh ndërkohë që sipas Prokurorisë, Rovena Kalemi nuk justifikonte burimin e të ardhurave. Prokuroria sekuestroi rreth 850 mijë euro në llogarinë e saj pas dyshimeve të organit të akuzës se vinin nga pastrimi i parave dhe jo nga shitja e aksioneve të disa bizneseve nga bashkëjetuesi i saj belg.

Share This Video


Download

  
Report form