TIRANË - Banorët e Paskuqanit kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit kundër reformës territoriale. Ata kundershtojnë me forcë faktin që komuna e tyre do të bashkohet me Bashkinë e Kamzës.
Protestën e Banorëve të Paskuqanit e mbështetin dhe përfaqësuesit e komunës së tyre duke e argumentuar se po bëhet një padrejtësi për këtë zonë e cila ka mbi 57 mijë banorë dhe që është shumë afër Tiranës.
Banorët e Paskuqanit protestat e para janë bërë që në momentet e para që janë njohur me ndarjen e re administrivo-territoriale që do t?i bëhej komunës së tyre. Sot banorët e Paskuqanit i bëjnë thirrje parlamentit që të mos votojë reformën territoriale, por të marrë parasysh dhe kërkesën e këtyre banorëve.
Protesta e banorëve të Paskuqanit vjen vetem një ditë pasi është bërë publik sondazhi i bërë për territorialen në të gjithë Shqipërinë dhe ku rezultoi se 67% e qytetarëve e mbështesin këtë reformë. Sot pritet që të miratohet në parlament edhe reforma per territorialen.