Banorë të fshatit Cerkovinë në Vlorë, që janë prekur nga ndërtimi i autostradës Levan-Vlorë, janë ngritur në protestë.
Ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer me të njëjtin standard si bashkëfshatarët e tyre.
Sipas tyre, nga 1.6 mln lekë për dylim që ishte çmimi fillestar i dëmshpërblimit, disa prej tyre morën vetëm 530 mijë lekë për dylim.