Report TV - Bulevardi i Ri, banorët sërish protestë për shpronësimet

Report TV 2016-03-07

Views 0

Banorët e Stacionit të Trenit të prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri kanë nisur sërish protestë për rishikimin e vendimit për shpronësimet këtë herë e zhvendosur para Bashkisë së Tiranës.

Në total janë 204 banesa që preken nga punimet ndërkohë që 12 prej tyre kanë marrë ultimatumin e fundit që duhet të zbrasin banesat e tyre brenda 4 ditëve pasi do të nisë shembja

Ata refuzojnë masën e kompensimit që i është caktuar me vendim qeverie dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat pa u strehuar më parë.

Kjo nuk është hera e parë që banorët protestojnë dhe kërkojnë rishikim të shpronësimeve pasi vetëm pak javë më parë kur nisi shëmbja e disa ndërtesave ata u konfliktuan ashpër me policinë dhe kundështuan me forcë zhvendosjen

Share This Video


Download

  
Report form