Në një kohë kur vëmendja është përqendruar të "Unaza e Re", në protestë janë ngritur edhe banorët e "Bregut të Lumit" në kryeqytet shtëpitë e të cilëve preken nga "Bulevardi i Ri". Në një tubim të organizuar sot banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer.
Njësoj si në Shkozë dhe te "Unaza e Re" në mbështetje të banorëve të "Bregut të Lumit" kanë shkuar edhe deputetë të PD në mbështetje të protestuesve.