Report TV - Lushnje, banorët në protestë për mungesën e investimeve në rrugë

Report TV 2016-03-05

Views 0

Banorët e fshatit Imsht në Lushnjë kanë protestuar për mungesën e rrugës dhe investimeve, çka ua ka bërë jetën shumë të vështirë. Ata denoncojnë kryeministrin Edi Rama se shkoi pak ditë më parë aty dhe inauguroi një rrugë për mikun e tij, që ka ngritur një biznes me sera, ndërsa ka lënë në harresë mijëra familje të kësaj zone.

?Fshati jonë është 3 mijë banorë. Rrugën e kemi shumë keq. Te kesh një urgjencë nuk e çon dot të sëmurin. Për 500 shpi këtu nuk shtrohen 2 kilometra rrugë?, shprehet një banor. ?Pamë në televizion që erdhi kryeministri këtu në fshatin tonë. Në fakt ka shkuar tek ai tjetrit atje që ka bërë sera. I ka bërë rrugën atij 5 kilometra me asfalt dhe shtylla tensioni, ndërsa ne 3 mijë banorë nuk kemi rrugë fare?, denoncon një kryefamiljar.

Share This Video


Download

  
Report form