Report TV - Amortizimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët protestë: Ka degraduar

Report TV 2019-05-29

Views 1

Degradimi i rrugës nacionale Rrëshen-Burrel ka ngritur në protestë banorët e tre fshatrave në Mirditë. Ata tentuan të bllokojnë rrugën, por u penguan nga policia.

Sipas banoreve rruga e ndërtuar 6 vite më parë është shkatërruar plotësisht, duke ju veshtiresuar lëvizjen dhe rritur koston e jetesës. Ata thonë se cilësia e punimeve ka qenë e dobet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Rruga Rrëshen-Burrel me gjatësi 31 km është ndërtuar në vitin 2013-të, por që shumë shpejt nisi të dëmtohet. Përgjatë këtij aksi ka shembje të trasesë dhe në shumë vende asfalti është shkërmoqur, duke u kthyer në një makth të vërtete për drejtuesit e automjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS