#rtvora #rtvoranews
Banorët e Hotit të Ri në Shkodër protestuan për mungesën e ndriçimit në rrugën Shkodër-Postribë. Sipas tyre ndriçimi aty funksionoi vetëm disa muaj, ndërsa mungesa e tij është bërë shkak për shumë aksidente.
Zgjodhën të protestojnë me bllokim të rrugës. Kërkesa e tyre është vetëm një, të vihet në punë ndriçimi publik dhe bumet për shpejtësinë.
Banorët e fshatit Hot i ri në njësinë administrative rrethina thonë se në rrugën që lidh Shkodrën me Postribën janë shënuar mbi 10 viktima.
Shpejtësia me të cilën lëvizet dhe mungesa e ndriçimit janë dy shkaqet kryesore.
?Shtyllat janë vënë, rruga është rregulluar, jemi të kënaqur, por duam ndriçim, ose të vihet radar për shpejtësinë.?
?Bashkia nuk e merr në dorëzim rrugën se nuk ka ndriçim, ndërsa firma e ka mbyllur fondin. Rruga ka 7 vite që është bërë. 1 muaj ka ndenjur ndriçimi dhe pasi janë fikur dritat, kanë ndodhur shumë aksidente.?
Rruga u inaugurua 4 vite më parë dhe investimi i autoritetit rrugor kapi vlerën e mbi 356 milion lekëve.
Megjithëse ndriçimi u vendos LED dhe funksionoi pak muaj, me pas u stakua për të mos i rindezur më.
Rruga ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia Shkodër për shkak të procedurave dhe konfliktit me ARRSH.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkoder-banoret-ne-proteste-per-mungesen-e-ndricimit-ne-rruge-ka-shkaktuar-aksidente/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv