Shkodër/ Banorët e Hotit bllokojnë rrugën në shenjë proteste, mungesa e ndriçimit sjell aksidente

Report TV 2020-12-23

Views 1

SHKODËR- Banorët e fshatit Hot i Ri në Shkodër, kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Shkaku i protestës ka qenë mungesa ndriçimit në rrugën që është investuar para pak vitesh. Si pasojë e mungesës së ndriçimit, në këtë rrugë janë shkaktuar aksidente të vazhdueshme me pasoja fatale.

Pavarësisht se në këtë rrugë është investuar vetëm pak vite më parë, ajo nuk është pajisur me ndriçim. Duke qenë se bashkia nuk ka reaguar as pas aksidenteve të ndodhura në këtë rruge, banorët kanë vendosur që të dilnin në protestë për të kërkuar një të drejtë minimale që është sigurimi i jetës së tyre, përmes ndriçimit në rrugë.

Në shenjë proteste, banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën që kalon përmes një zone të banueshme. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe bëjnë thirrje për vendosjen e ndriçimit në rrugë. Më pas e kanë bllokuar rrugën edhe me makina.

Share This Video


Download

  
Report form