Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur një përplasje mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë lidhur me taksimin e diferencuar të qytetarëve.
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj ka propozuar që të mos ndryshohet sistemi i taksimit për njësitë që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës me reformën territoriale deri në miratimin e buxhetit të ardhshëm. Por, sipas këshilltarit të djathtë Akil Kraja kjo është një gjë antikushtetuese. Kraja foli dhe për një taksë për ?qentë e luksit? që hapi dhe debat me kreun e bashkisë, Erion Veliaj.