A1 Report - Fasonet,"Do heqim perkohesisht taksen per te punesuarit e rinj"

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Ndër 42 masa të reja që parashikohen të përfshihen në paketën fiskale që qeveria do të përgatisë për fasonët, do të jetë edhe heqja përkohësisht e taksës së punës për të punësuarit e rinj si dhe realizimi i uljes së nivelit të riskut në doganë.

Kryeministri Rama mori pjesë në inaugurimin e një fabrike të biznesit fason, "Alba shoes group" , në Kamzë ku prezantoi disa prej masave konkrete që qeveria do të ndërmarrë për të ridimensionuar një hapësirë të krejt të re të këtij sektori, në ekonominë e vendit.

Këto nisma, sidomos ajo e uljes së nivelit të riskut është mirëpritur nga sipërmarrësit.

"Në atë paketën që kemi për fasonët pjesën e doganës do ta trajtojmë në mënyrë specifike me risk të ulët, nga 1 ditë e dy ditë do ta kalojmë në pak orë", u shpreh Rama.
Një sipërmarrës tha se kjo do e ndihmonte shumë biznesnin.

Një risi po kaq e rëndësishme për sipërmarrësit, paraqiti edhe fakti se kontributet e tyre përmes tatim-fitimit, do të kthehen sërish tek ta, për të nxitur trajnimet profesionale dhe shtimin e punonjësve të rinj.

"Të ardhurat që ne do të marrim nga kontributi juaj mes tatim fitimit do ti bashkojmë me një fond tjetër të nxitjes së punësimit dhe do t'i kthejmë prapë tek ju për të nxitur trajnimet profesionale për pjesën që ka të bëjë me punët më të sofistikuara në proces për të mbështetur marrjen e punonjësve të rinj. Do heqim për një perudhë të caktuar kohe taksën e punës për të punësuarit e rinj" u shpreh më tej Rama.

Share This Video


Download

  
Report form