A1 Report - Berat, Petrit Vasili per fasonet gjenerator punesimi ne Shqiperi

Report TV 2015-08-21

Views 3

BERAT- Ndërsa e ka konsideruar biznesin fason si një gjenerator të punësimit në Shqipëri, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka premtuar se do të përmirësohet paketa e re integruese për këtë biznes. Këtë fakt ai e bëri të ditur gjatë një takimi me biznesin fason në qytetin e Beratit.

Përmirësimi i paketës integruese për biznesin fason ka qenë fokusi i një takimi të një grupi deputetësh të kryesuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasali, i cili e ka konsideruar biznesin fason si një gjenerator të punësimit në Shqipëri, ndaj ai ka kërkuar edhe propozime nga investitorët për të pasuruar me elementë të rinj paketën integruese të biznesit.

Vasili ishte i shoqëruar nga depuetët Agron Cela, Përparim Spahiu, Silva Caka, Robert Bitri dhe Gledion Rehovica.

Share This Video


Download

  
Report form