A1 Report - Buxheti 2014, LSI: TVSH-ja per fasonet te mos ndryshoje

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim propozon disa amendamente të reja lidhur me pr/buxhetin e vitit 2014, draft i cili do të hidhet në votim të shtunën më 28 dhjetor.

LSI propozon që të ardhurat nga rritja e akcizës për duhanin të shkojnë si fond shtesë për ministrinë e Shëndetësisë, të zgjerohet deri në 65 vjeç mosha e kategorisë që do të përfitojë falas kontrollin mjekësor, si dhe tatimi mbi të ardhurat për biznesin fason të mbetet në masën 10%, dhe jo të rritet 15 % siç propozohet nga paketa fiskale e propozuar nga qeveria. Vasili: LSI, propozon 3 amendamente për buxhetin 2014

"Pas një diskutimi të gjatë të grupit parlamentar të LSI-së, grupi ka vendosur të paraqesë dhe ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës disa amendamente, që kanë të bëjnë në radhë të parë me disa përgjigje që shkojnë për disa kategori të gjera të shoqërisë shqiptare e ku këto reflektime në gjykimin tonë kanë një rëndësi të dorës së parë e ku reflektimi i tyre do të ishte një mesazh pozitiv lidhur me to", tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.

Share This Video


Download

  
Report form