A1 Report - FMN mbeshtet taksen progresive eshte çelësi per te luftuar varferine

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështet vendet si Shqipëria që kanë kthyer sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat personale. Përmes dy studimeve, Fondi u bën thirrje ekonomive në zhvillim që kanë sisteme të taksës së sheshtë, që të lëvizin drejt taksimit progresiv, duke rritur barrën për të pasurit.

Në këyë mënyrë FMN mbështet sistemin e taksës progresive mbi të ardhurat për ekonomitë e vendeve në zhvillim. Sipas FMN-së, kjo masë është e nevojshme për të zbutur pabarazinë e lartë, e cila po dëmton rritjen ekonomike në mbarë botën.

Përmes dy studimeve të publikuara një ditë më parë, Fondi u bën thirrje ekonomive, veçanërisht atyre në zhvillim, që kanë sisteme të taksës së sheshtë të lëvizin drejt taksimit progresiv, duke rritur barrën për të pasurit.

Edhe në Shqipëri, rreth 6 vjet pas instalimit nga ish- qeveria demokrate e taksës së sheshtë, e cila i taksonte njësoj si të pasurit ashtu dhe të varfërit, qeveria e majtë që doli fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, riktheu taksimin progresiv mbi të ardhurat.

FMN vëren se gjatë 3 dekadave të fundit taksat mbi të pasurit në mbarë botën u përgjysmuan nga 59 në 30%, ndërsa pas viteve '90, mbi 27 vende në Europën Lindore dhe Azi kanë adoptuar taksën e sheshtë. Sipas FMN-së, norma optimale e taksimit për fashat e larta të të ardhurave që fitohen nga të pasurit, duhet të jetë nga 50 deri në 60%.

Sipas FMN, vendet në zhvillim mbledhin shumë pak nga taksimi i të ardhurave personale nga 1 në 3% e prodhimit kombëtar dhe kjo zbeh progresivitetin. Shqipëria aktualisht mbledh 2.1%, ndërkohë që vendet e zhvilluara arkëtohet deri në 11% të Prodhimit Kombëtar nga taksa mbi të ardhurat.

Share This Video


Download

  
Report form