Masat për taksën progresive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthimi i taksës progresive në sistemin tatimor, sipas ekspertëve, e detyron qeverinë që të marrë masa më të shumta për të shtuar të ardhurat në buxhet.  Sfidë në veçanti mbeten fondet që pritet të vijnë si pasojë e tatimit personal. Zef Preçi, thotë se administrata tatimore duhet të nisë menjëherë trajnimin e punonjësve, por dhe duhet të shtojë numrin e tyre nëse kërkon të luftojë evazionin. Por sipas një raporti të "Open Data Albania", ku bëhet një krahasim mes viteve 2005- 2012 rezulton se pas hyrjes në fuqi të taksës së sheshtë kontributi në buxhet nga zëri i të tatimit mbi të ardhurave personale u rrit me 73%. Sipas grafikut, në vitet 2007 dhe 2008 shifra në buxhet arriti në 27 miliard lekë nga 7.4 që ishte në 2005-ën. Por për ekspertët kjo nuk ka ardhur vetëm nga taksa e sheshtë, por dhe nga një sërë elementesh të tjerë siç ishte p.sh. paga e referencës. Tashmë mbetet për t'u parë se sa kontribut do të sjellë taksa progresive për të ardhurat personale, e cila ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form