A1 Report - Greva, Veliaj: Qafzezin e hoqen ministrat e PD, s'mund ta mbaja une

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Debate të ashpra ka pasur në Komisionin e Integrimit që kishte në rendin e ditës seancë dëgjimore me ministrin Veliaj. Debatet kanë nisur pasi deputetja e PD, Albana Vokshi ngriti problemin e grevës së të larguarve nga puna.

"Edhe ne kemi qenë në grevë dhe ju nuk keni folur asnjëherë"- tha deputetja e PS, Arta Dade. Albana Vokshi u shpreh se "ju denigroni shtresën e të përndjekurve politik, pasi në grevë janë disa të përndjekur".

Ndërsa Taulant Balla tha se "grevat e ish-të përndjekurve politikë nuk ka qenë politike, ju bëni teatër, sepse u dogj një i përndjekur dhe nuk reaguat". Ai theksoi se "PD bën zhurme pasi do të bllokojë integrimin, doni të vini axhendën e PD mbi atë të integrimit."

VELIAJ:QAFZEZI KISHTE 5 PARALAJMËRIME NGA PUNA
Ministri Veliaj ka treguar fakte për largimin nga puna të Nertila Qafzezit, duke u shprehur se ajo ka 5 paralajmërime për largime nga puna nga ministra të PD. "Unë nuk mund ta mbaja në punë, ne nuk jemi ministri qokash", tha Veliaj.

Duke folur për punësimin ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u shpreh: "Ne nuk jemi te lumtur, por shifrat janë shumë më pozitive nga ajo që latë ju"

Ai më pas u shpreh se zyrat e punës nuk i kanë kushtuar fare buxhetit të shtetit.

Lidhur me të përndjekurit ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u shpreh se ka filluar disbursimi duke shlyer edhe faturat e iqeverisë së kaluar, duke shtuar se Berisha i ka akuzuar të përndjekurit si trafikantë prostitutash.

Berisha ka reaguar edhe për akuzat për romët duke thënë se "Ne i hoqëm nga rruga i çuam në shtëpi, Ju i latë në rrugë"

Share This Video


Download

  
Report form