A1 Report - Olli: Erion Veliaj të lë show mediatik por punë! Të ndajë banesat sociale

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli i vlerëson show mediatik daljet publike të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe i kërkon atij të nisë mënjeherë nga puna.

Në një deklaratë për mediat, Olli tha se duhet të ndahen banesat sociale të cilat janë ndërtuar për një viti për 200 familje, një proces ky i bllokuar kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

?I kërkojmë kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë Tiranë të heqë dorë nga show mediatik dhe të fillojë seriozisht nga puna për Tiranën dhe të fillojë menjëherë shpërndarjen e banesave sociale, një procedurë tejet e dhimbshme e penguar prej tij dhe shefit të tij politik. Ka më se 1 vit që këto banesa kanë përfunduar, ka më shumë se 1 vit që janë kryer të gjitha procedurat në mënyrë tejet rigoroze ligjorë për shpërndarjen e tyre por për fat të keq sikur jeni në dijeni prej më shumë se 5 muajsh familjet që kanë përfituar nga ky moment do të thoja shumë i rëndësishëm dhe deçiziv për jetën e tyre mbi 200 familje, e theksoj edhe njëherë prej 5 muajsh tashmë privohen nga e drejta më humane për të pasur një strehë banimi?, - u shreh Olli.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS