Sonte në 20:45 në stadiumin ?Elbasan Arena? Skënderbeu do të nis të shkruajnë historinë në futbollin shqiptar, pasi do të bëhet ekipi i parë që do të kalojë në turin e tretë eliminator në Champions League, si askush tjetër më parë.
Ndeshja e parë mes Skënderbeut dhe Milsamit, ekipi nga Moldavia ka përfunduar me rezultatin 2-0, një avantazh i madh për kampionët e Shqipërisë, të cilët duhet vetëm të mbajnë portën të paprekur për të kaluar më tej.
Kalimi i Milsamit do të thotë biletë për fazën e ?Play-Off?-it në Champions League për shqiptarët, çka do të sillte edhe një shumë të madhe të ardhurash duke mbushur arkat e kampionëve të Shqipërisë me mbi 6 mln Euro.