A1 Report - Champions, masa të rrepta për ndeshjen Skënderbeu-Milsami

Report TV 2015-08-22

Views 0

Trazirat e shkaktuara në ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës, ka detyruar drejtuesit e klubit të Skënderbeut të hartojnë një plan masash për ndeshjen e kthimit me Milsamin e Moldavisë. Prej një jave është hartuar një plan i detajuar me policinë si dhe me organizatorët për sigurinë e tifozëve.

Sipas policisë në këtë ndeshje hyrja e sportdashësve do të bëhet 2 orë para ndeshjes, do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek ?1 maji, nga Bashkia deri në dalje të Unazës, nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara Pallatit Sportit, nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës. Sportdashësve nuk do t'u lejohen sendet e forta, shishe, fishekzjarrë.

Do të angazhohen 64 punonjës policie nga FNSH-ja, 30 punonjës të qarkullimit rrugor, 136 punonjës të rendit, 56 punonjës policie të parandalimit të krimeve, si dhe 50 punonjës policie të tjerë. Ndeshja e parë mes skuadrës moldavëve Milsami dhe korçarëve ka përfunduar me rezultatin 0-2.

Share This Video


Download

  
Report form