LEZHE- Ata që ndotin ambientin do të penalizohen. Kjo masë pritet që të merret ndaj qytetarëve dhe biznesit nga Bashkia e Lezhës, sipas drejtorit të shërbimeve pranë kësaj njësie vendore Nikolin Prendi.
Sipas tij, nuk mund të tolerohet që situata me mbetjet të vazhdoje të jetë gjithnjë një shqetësim për të gjithë banorët, ndonëse ekzistojnë të gjitha mundësitë që çdo mbetje të hidhet në vendin e përcaktuar dhe më pas të largohet prej aty.
Deklaratat e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Lezhës ka ardhur gjatë një aksioni për pastrimin e lagjes "Gurra" të qytetit të Lezhës.