DURRES- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka prezantuar urdhrin për ngritjen e një task-force për manaxhimin e sezonit veror, masat për të gjitha institucionet dhe lehtësitë e ofruara për organet e planifikimit vendor. Gjatë një takimi me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të brezit bregdetar në Durrës, ministrja Gjermeni tha se këto masa kanë nisur të vihen në zbatim me qëllim rritjen e numrit të turistëve përmes cilësisë dhe standardeve të ofruara dhe promovimin e potencialeve që ofron Shqipëria.
Për arritjen e këtyre qëllimeve, ministrja Gjermeni kërkoi edhe bashkëpunimin e vendorëve.
Në kuadër të këtij projekti janë parashikuar edhe aktivitete të përbashkëta me homologët e Kosovës në muajin maj deri në shtator për promovimi e kulturës së dyanëshe.