Safet Bajri i forti i grupit Bajri i njohur ndryshe dhe si Safet Rustemi sapo ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se sot Bajri do të njihet me akuzat e shtetit belg.
Shqiptari është i dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale. Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens është shprehur se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin.