TIRANË - Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schultz mbërrin sot në Shqipëri në vizitën e parë zyrtare në vendin tonë në këtë cilësi, në kuadër të turit Ballkanik. Në fakt vizita në Tiranën zyrtare është një premtim i Shultz dhënë tre vjet më parë kur u rizgjodh në krye të Parlamentit Evropian, e gjithashtu e konfirmuar edhe pas takimit që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Bruksel dhjetorin e vitit të kaluar.
Pritjen e parë nga krerët e politikës shqiptare, Shultz do e ketë nga homologu i tij, kreu i Kuvendit Ilir Meta ku pritet që pas takimit të mbajnë një konferencë për mediat.
Ora 12:25 Meta: Pas territoriales dhe zgjedhjeve, në fokus reforma në drejtësi
Meta: I kam shprehur Presidentit te PE garancinë tonë për të vijuar me përmbushjen e reformave dhe përmbushjen e 5 prioriteteve. Pas përfundimit me sukses të reformës territoriale dhe zgjedhjeve fokusi kryesor mbetet reforma në drejtësi. Kam siguruar Shultz se Kuvendi do ta rrisë rolin e tij mbikëqyrës ndaj zbatimit të prioriteteve.
Më tej në orën 12:45 Presidenti i Parlamentit Evropian do të takohet me kreun e shtetit Bujar Nishani e më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilin është parashikuar të ketë një konferencë të përbashkët për mediat.
- See more at: http://shqiptarja.com/home/1/schultz-n--tiran--meta-fokusi-yn--reforma-n--drejt-si-304179.html#sthash.kFoe4i1L.dpuf