Ta votosh reformën në drejtësi me referendum nuk do të ishte një zgjedhje e duhur dhe efikase, kështu mendon konstitucionalisti Darjel Sina.
Sipas tij do të ishte e vështirë për shoqërinë shqiptare për të kuptuar çështjet teknike të kësaj reforme dhe më pas për të qenë në gjendje për ta votuar atë.
Sina ndalet edhe tek ndikimi i politikës në këtë kryereformë të Shqipërisë. Ai sqaron se politika është e përfshirë në këtë proces, por ndikimi i saj do të jetë shumë herë më i vogël për shkak të mbikëqyrjes nga ndërkombëtarët.
Për të propozimet e ekspertëve të drejtësisë për ndryshime kushtetuese që reduktojnë kompetencat presidentit, prokurorit apo edhe rishikimi përbërjes se KLD-së janë mjaft pozitive dhe të gjykuara mirë.
Reforma në drejtësi është një nga kryesfidat që ka vendi ynë për të përballuar. BE dhe SHBA kanë ripërsëritur disa herë apelin se Shqipëria duhet ta reformojë gjyqësorin dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin në të kundërt do t?i mbyllet dera e shumë aspiruar e familjes së madhe evropiane.