A1 Report - Meta apel opozitës: Reforma territoriale nuk ka prapavijë politike

Report TV 2015-08-21

Views 0

FIER- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës që të marrë pjesë në komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale, pas mungesës së saj në mbledhjen e parë të komisionit sot paradite. Nga Fieri ai ka sqaruar se reforma nuk ka asnjë prapavijë politike për zgjedhet e vitit 2017.

"Kjo reformë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e viti 2017 sepse ne jemi të vendosur që për sa i takon çdo lloj ndryshimi në Kodin Zgjedhor t'i përmbahemi konsensusit me opozitën", ka sqaruar Meta në mbledhjen me struktuarat drejtuese të LSI-së në Fier.

Kreu i LSI-së, ndërsa theksoi se në Shqipëri ka më shumë njësi vendore se çdo vend tjetër në rajon, i bëri apel opozitës të japë kontributin e saj, pavarsisht se mazhoranca i ka numrat e duhur për ta votuar në parlament reformën e shumëdiskutua kohët e fundit në mediat.

"Këtu nga Fieri të apelojmë edhe opozitës që ajo të marrë pjesë me vullnet të plotë, sepse ka qenë gjithmonë edhe ajo për të bërë këtë reformë Administrativo-Territoriale, në këtë komision ku si asnjë herë tjetër ajo, edhe pse ka një diferencë të dukshme në përfaqësimin në Kuvend, përsëri i ka të gjitha të drejtat e barabarta e mazhorancën, 8 anëtarë me 8 anëtarë dhe bashkëkryetarë të dy palët" apeloi Meta.

Ndarja administrativo-territoriale, tha ai, është thjesht një përgjegjësi që duhet realizuar për të rritur efektivitetin e pushtetit vendor në interes të qytetarëve dhe në interes të zhvillimit të Njësive Vendore dhe të rajoneve të ndryshme të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form