Report TV - Meta: Reforma në drejtësi, pika e parë e rendit të ditës të enjten

Report TV 2016-09-19

Views 0

Reforma në drejtësi do të jetë pika e parë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit, të enjten e 21 Korrikut. Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, se Kuvendi ka miratuar sipas rregullores, rendin e ditës për seancën dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë.

Meta tha se Kuvendi nuk do të mbarojë derisa të jetë miratuar reforma në drejtësi.

"Seanca e Kuvendit do të jetë solemne që do t'i japë vendit dinjitetin e duhur përpara BE, përpara NATO, përpara SHBA dhe gjithë partnerëve të tjerë. Përshëndes frymën konstruktive e bashkëpunuese të dy partive politike kryesore në këtë fazë përfundimtare të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neni 27, pika 5, sapo ka miratuar rendin e ditës të seancës së Kuvendit, ku drafti i reformës në drejtësi do të jetë çështja e parë dhe kryesore e punimeve të Kuvendit. Kjo është seanca më e rëndësishme e punimeve të Kuvendit, ndoshta që nga dita kur u votua Kushtetua e vendit tonë, sepse na duhet të votojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë një kushtetutë thuajse të re, të cilat strukturojnë drejtësinë e dekadave të ardhshme. Kjo seancë nuk do të mbyllet pa miratuar Kushtetutën e re", u shpreh Meta.

Share This Video


Download

  
Report form