A1 Report - Duka: U vendos drejtësi, tani dua kualifikimin në Europianin e 2016

Report TV 2015-08-22

Views 1

?Më në fund u vendos drejtësi. Shqipëria meritonte tre pikët për atë që ndodhi në Serbi dhe drejtësia vonoi, por nuk harroi. Jam shumë i emocionuar, si kurrë më parë. Me vendimin e CAS kemi fituar të gjithë, mbi të gjitha futbolli? këto ishin fjalët e para të Presidentit të FSHF, Armando Duka në konferencën për shtyp pas vendimit të zbardhur nga CAS për ndeshjen e 14 Tetorit në Serbi.

Emocionet
Menjëherë pas vendimit kam marrë mijëra mesazhe urimi nga brenda dhe jashtë vendit. Të parin më dërgoi avokati, që më lajmëroi duke e cilësuar si një fitore të madhe gjyqin në Arbitrazhin Sportiv. Është hera e parë që jam kaq shumë i emocionuar dhe kjo me të drejtë.

Vendimi
E prisnim që drejtësia të vendosej në vend, pasi e pa e gjithë bota që ne u dhunuam, goditëm dhe u ofenduam në kor nga tifozët e Serbisë. Pamjet e dhunës, faktet, por edhe mbi të gjitha parullat nacionaliste ishin shumë të qartë. Ne meritonim tre pikët dhe drejtësi. Vendimi është i CAS nuk bën fajtor Shqipërinë për mos futjen në fushë.

Droni
Jemi gjendur fajtor nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për banerin që u valëvit me dron në stadiumin e Beogradit, është lënë në fuqi vendimi i Apelit.

Kualifikimi
Në Francë kemi qenë për të parë nga afër disa hotele të mundshme ku mund të akomodohemi nëse do të kualifikohemi. Jemi shumë pranë, por duhet të bëjmë më të mirën në 4 ndeshje. Kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari.

Morali
Nuk ka të humbur, ka vetëm të fituar, madje edhe ne duhet të mësojmë e te nxjerrim mësime nga kjo që ka ndodhur. Na ka kushtuar shume emocionalisht kjo betejë e jo financiarisht. Fatura financiare është e papërfillshme, krahasuar me kënaqësinë e kësaj fitoreje. Megjithatë (qesh) mund të them se jam i kënaqur që Serbia do të paguajë shpenzimet e gjyqit.

Gianni De Biasi
Nuk mund të flas tani për rinovimin, pasi atij i mbaron kontrata pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2016 në qershor dhe kemi kohë të mjaftueshme, përderisa do të jemi në Francë, do jetë edhe De Biasi.

Platini
Nuk kam mesazh për Presidentin e UEFA-s pas vendimit për komentet e tij pas ndeshjes me Serbinë për dronin. Nga kjo ndeshje e përsëris duhet të mësojmë të gjithë për të shmangur ngjarje të tilla.

Akti i dytë
Do të bëjmë gjithçka që ndeshja me Serbinë në Shkodër ose në Elbasan ku të luhet të shkojë mirë. Është koha që ne t?i japim një mesazh të gjithëve. Do të mirëpresim si miq ekipin serb, dhe lojtarët serbë do t?i presim si lojtarë për të zhvilluar një ndeshje futbolli. Ne do të bëjmë maksimumin, besoj që gjithçka do të shkojë mirë.

Share This Video


Download

  
Report form