TIRANE- Qeveria shqiptare është mbledhur për herë të parë për këtë vit nga ku ka marrë një sërë vendimesh e projektligjesh.
Një vendim mjaft i rëndësishëm është ai financimi i shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor ku parashikohet një fond prej 152 milionë dollarësh.
Nga ky fond i përcaktuar 350milionë lekësh janë për përmirësimin e shërbimit të onkologjisë , 100 milionë lekë do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore për kardio kirurgjinë, 80 milionë lekë për materiale mjekësore për funksionimin e laboratorëve, 70 milinë lekë për sigurimin e mirëmbajtjeve të aparaturave mjekësore, ndërsa 250 milionë lekë për financimin e paketave të shërbimeve për realizimin e transplanteve të veshkës , mëlçisë si dhe për fëmijët që kanë probleme me dëgjimin.
Po ashtu një fond reservë është ruajtur për financimin e të sëmurëve me dializë.
Në këtë mbledhje qeverie për herë të parë për këtë vit plani për 300 ditët e qeverisjes së majte ka qenë pjesë e diskutimeve.
Nga burime konfidenciale mësohet se është diskutuar për strategjitë që do të ndiqen gjatë kësaj periudhe. Kjo mbledhje qeverie vjen vetëm pak ditë para mbledhjes së përbashkët të dy kabineteve Shqipëri-Kosovë.
PROJEKTLIGJET E MIRATUARA NE MBLEDHJEN E PARE TE QEVERISE PER 2014
1. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e privilegjeve dhe imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit.
Protokolli për privilegje dhe imunitete për shtratin e detit, në të cilin kërkohet të aderohet, rregullon privilegjet dhe imunitetet e përfaqësuesve, anëtarëve dhe ekspertëve që kryejnë misione për Autoritetin Ndërkombëtar të Shtratit të Detit, të cilat janë hartuar në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit.
2. Për ratifikimin e protokollit shtesë 3 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
Protokolli shtesë 3 ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është jo vetëm plotësim i një angazhimi në marrëveshjen e vetme të tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, CEFTA 2006, por është edhe plotësim i kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të biznesit shqiptar, veçanërisht atyre të peshkimit dhe konservave të peshkut, verës, vezëve, produkteve të freskëta bujqësore etj, të cilët janë të orientuar për eksport.
. Për miratimin, në parim, të shtesës nr. 2, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për programin kombëtar për Shqipërinë, në kuadër të komponentit, Instrumenti për Asistencën e Parazgjerimit, "Asistenca e tranzicionit dhe mbështetja institucionale për vitin 2011".
Ky vendim ka për qëllim miratimin e rialokimeve të fondeve për projektet e parashikuara në marrëveshjen kuadër të financimit, në këto fusha: të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme dhe mbështetje për Ministrinë e Financave dhe atë të Integrimit Evropian.
2. Për miratimin e protokollit,...