TIRANE- Këshilli i Ministrave miraton strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të energjisë nga ana e disa institucioneve publike. Me miratimin e kësaj strategjie në mbledhjen e sotme të qeverisë, parashikohet që të brenda muajit mars të bëhet evidentimi i faturave, dhe në muajin prill të bëhet shlyerja e detyrimeve.
Brenda muajit mars, ndërkaq parashikohet që të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti.
PËRMBLEDHJE NGA STRATEGJIA E SHLYERJES SË DETYRIMEVE TË PËRZGJEDHURA TË SEKTORIT PUBLIK NË SEKTORIN E ENERGJISË
Kjo strategji përcakton rrugën që do të ndiqet nga Qeveria Shqiptare për të shlyer detyrimet e prapambetura të institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore të faturave ndaj kompanive të sektorit publik të energjisë, duke përfshirë një mekanizëm të shlyerjes me kompensim të detyrimeve te prapambetura të sektorit publik deri në 10 miliardë lekë ndaj pjesëmarrëseve të sektorit publik të energjisë që kanë detyrime të prapambetura dhe masat që do të kërkohen për të parandaluar krijimin e detyrimeve të mëtejshme financiare.
Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie për eliminimin e detyrimeve të prapambetura te institucioneve buxhetore dhe jo-buxhetore, pjesërisht nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve te prapambetura dhe ndërmarrjen e masave për të parandaluar rritjen e mëtejshëm ne te ardhmen te tyre, do të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë për të rivendosur qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë, zvogëlimin e riskut fiskal dhe ndërtimin e një baze për zhvillim.
Strategjia parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda muajit prill parashikohet të kryhet shuarja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompesim.
Objektivi i strategjisë. Kjo strategji përfaqëson hapin e parë për adresimin e shlyerjes së detyrimeve të përzgjedhura të Institucioneve Publike në sektorin e energjisë elektrike, dhe më specifikisht:
a) Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje sha., dhe KESH sh.a.
b) Forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe
c) Përmirësimi i situatës financiare në sektorin energjitik
Organet Përgjegjës. Organet përgjegjëse për zbatimin e kësaj strategjie si dhe detyrat e tyre përfshijnë:
* Ministria e Energjisë dhe Industrisë të organizojë dhe mbikëqyre procesin;
* Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të bashkërendojë veprimet me institucionet jo-buxhetore, pjesë të kësaj strategjie, dhe shoqëritë tregtare publike, me kapital shtetëror.
* Ministria e Financave të bashkë-monitorojë procesin dhe të mundësojë skemën financiare të shlyerjes së detyrimeve.
* Drejtuesit e insti...