Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vonesa në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se dy muaj e gjysmë përpara mbylljes së vitit buxhetor, është shpërndarë vetëm 72% e shumës së planifikuar. Proçesi ka ecur më shpejt për shlyerjen e borxheve për punimet në infrastrukturë dhe në rimburisimet e TVSH-së dhe më ngadalë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit, shpronësimeve etj
Qeveria është me vonesë këtë vit në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën 8 mujore, janë shlyer vetëm 14.4 miliard lekë nga 20 miliardë e parashikuar për të gjithë 2015-ën.
Dy muaj e gjysmë përpara mbylljes së vitit buxhetor, plani i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura është realizuar vetëm në 72%.
Ecuria ka qenë më e mirë përsa i përket pagesës së detyrimeve të punimeve në infrastrukturë dhe detyrimeve tatimore, ku pjesën më të madhe e zë rimbursimi i TVSH-së dhe më e ngadaltë në shlyerjen e faturave të vendimeve gjyqësore, shpronësimeve etj për të cilat plani është realizuar rreth 69%.
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit ishte një angazhim politik që qeveria Rama e mori që në fushatë elektorale.
Fillimisht zotimi ishte për pagesë të totalit të shumës prej rreth 500 milionë euro që në vitin 2014 dhe më pas, strategjia e pagesave u shtri për tre vjet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/vonesa-ne-shlyerjen-e-detyrimeve-te-prapambetura-plani-eshte-realizuar-vetem-72/